Maqedoni

Bllokimi i kuvendit, VMRO–DPMNE rikonfirmon vendimin

09.05.2022 15:27

VMRO–DPMNE nga e marta nis bllokimin aktiv të kuvendit...

VMRO–DPMNE nga e marta nis bllokimin aktiv të kuvendit. Kjo u rikonfirmua në takimin e kreut të partisë Hristijan Mickovski me grupin parlamentar të VMRO–DPMNE–së. Bllokimi i ligjeve, sipas VMRO-së të dëmshme në kuvend parashikohet që të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
 
“Do të ketë bllokim aktiv pasiqë kemë jetesë katastrofale, bllokim aktiv për të shpëtuar nga shtrenjtimet, bllokim aktiv kundër bandës kriminale në pushtet, dyftyrësisë, tradhtive të pushtetit me qëllim që të shpëtojmë nga varfëria. Ky është një proces që do të zgjasë dhe ne jemi gati që të shkojmë deri në fund, pasiqë mundemi dhe duhet ta sigurojmë ardhmërinë e bashkëqytetarëve tanë. Vijon ribalansi i buxhetit, ku do të marrim  pjesë në mënyrë aktive dhe do ti themi vërejtjet tona.”, tha Nikolla Micevski, kordinator i deputetëve të VMRO – DPMNE-së.
 
LSDM: VMRO të heq dorë nga bllokimi
 
Nga LSDM ftojnë opozitën të heq dorë nga bllokimi duke i fajsuar se këtë e kanë bërë në vazhdimësi  dhe së fundmi edhe kudnër interesave të prodhuesve të duhanit. 
 
“VMRO në vazhdimësi po bllokon dhe pengon, siç po vepron kudnër masës së prodhuesve të duhanit, dhe të gjitha ligjet janë në interes të qytetarëve dhe ne si parti përgjegjëse fton VMRO–DPMNE–në të mendojë për këtë vendim se gjithçka që është në kuadër të bllkoimit është kundër interesave të qytetarëve.”, tha Mile Talevski, deputet i LSDM-së.
 
Takimi i liderëve, Trajanov: Kodi zgjedhor, temë e takimit
 
Pavle Trajanov, deputet i lidhjes demokratike kërkon që në takimin midis kovaçevskit dhe Mickovskit të diskutohet ndryshimi i kodit zgjedhor. 
 
“Nëse mbahet takim midis Kovaçevskit dhe Mickovskit, midis tjerash të bisedohet për reformat në sistemin zgjedhor pasiqë kjo është baza për demokratizimin e shtetit. Ndryshimet janë procedurë paralmentare më shumë se një muaj dhe presim që sa më shpejtë të nis debati plenar.”, tha Pavle Tarajanov, deputet i Lidhjes Demokratike.
 
Takimi i liderëve u kërkua nga kreu i VMRO-së Hristijan Mickovski, e që u refuzua nga kryeministri Dimitar Kovaçevski për të diskutuar vetëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
 
MERALE ISMAILI