Maqedoni
Unioni i Infermiereve me kërkesë: Paga, kushte më dinjitoze për punë
09.05.2022 15:39
Në kushte të pandemisë kur vërehet mungesa e infermiereve çdo ditë e më tepër vërehet ikja e tyre në vende të huaja...

Në kushte të pandemisë kur vërehet mungesa e infermiereve çdo ditë e më tepër vërehet ikja e tyre në vende të huaja për të siguruar pagë më të mirë por edhe kushte më dinjitoze për punë. Një pjesë e infermiereve të cilat punonin gjatë pandemisë përmes kontratave në vepër për 12 mij denarë tani më janë përjashtuar nga spitali i Velsit. Gjatë kohës së kovid pandemisë gjashtë infermniere kanë humbur jetën, për t’iu dalë në ndihmë pacientëve, por nuk është i vogël edhe numri i infermiereve që infektohen nga pacientët e hospitalizuar.
“Edhe retorika e politikës duhet të largohet nga profesionalizmi ynë. Ne jemi profesionistë ne nuk mundemi të shesim ideologji të vendosim motra në spitale në bazë të retorikës politike, dmth patjetër duhet të dëshmoheni në profesionin që ushtroni, të jeni shembull për menaxhimin e infermiereve.”, tha Gordana Beshlioska, kryetare e Unionit të Infermiereve.
Nga Unioni Infermierve konsiderojnë se ka kohë që askush nuk interesohet për trajnimin e infermiereve. Pagën bazë prej 19.500 deanrë ato e lënë për një pagë prej 2000 euro.
“Na nevoitet ligj që do të na e rregullonte profesionin, për arsimimin tonë për tu njohur në institucionet shëndetësore çdoherë jemi për tu gjetur një zgjidhje dhe ne të jemi të kyçur.”, tha Naxhie Fetahi nga Unioni i Infermireve.
Nga Unioni i Infermiereve kërkojnë marrëveshje të unifikuar për infermieret në shëndetësinë primare, ato të kyqen në kuadër të mësimit praktik gjatë arsimimit dhe të edukohen kuadro profesionale. Është kërkuar edhe rritja e koeficientëve si dhe ndryshimi i marrëveshjeve kolektive.
FLUTURA LATIFI
