Maqedoni
KSHPK paraqiti raportin për 2021, Ivanovska: Kemi marrë 390 vendime për korrupsion
09.05.2022 15:50
Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, gjatë vitit 2021, ka marrë 390 vendime për korrupsion...

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, gjatë vitit 2021, ka marrë 390 vendime për korrupsion, 152 për konflikt interesi, 41 për mosrespektim të ndalesave gjatë procesit zgjedhor, 92 vendime nga verifikimi i të dhënave në listat anketuese dhe ka dhënë 85 mendime sipas kërkesave për konflikt interesi. Komisioni Shtertëror për Parandalim të Korrupsionit prezantoi para deputetëve raportin për vitin 2021.
“Komisioni shtetëror pranoi 720 denoncime nga qytetarë, me dyshimin se ekziston sjellje korruptive, keqpoërdorim të funksionit publik, ekzistimin e konfliktit të interesit dhe ka formuar 84 lëndë me vetëiniciativë dhe ka nis 710 procedura kundërvajtëse për mosdorëzimin në kohë të deklaratave për gjendjen e pronësisë dhe interesave.”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.
VMRO: Ka mungesë reagimi të institucioneve
Deputetët e opozitës maqedonase vlerësojnë se Konisioni është treguar efikas por sipas tyre, janë institucionet e tjera ato që nuk procedojnë vendimet e Antikorrupcionit.
“Mund të them se të dhënat në raport janë thuajse preciz dhe shumë me interes për ne si deputetë, pasi në një pjesën të madhe të asaj që keni shkruar në raport mund të shohim se ka mungesë të reagimit të institucioneve dhe ne si deputetë duhet më shumë të merremi me këtë siutuatë. Pse është kështu, kush e lejon dhe kur duhet ta tolerojmë.”, tha Dragan Kovaçki, deputet i VMRO DPMNE-së.
LSDM: Deri në 2016 asnjë lëndë për korrupsion të lartë
Sipas shumicës parlamentare, suksesi i këtij komisioni është edhe meritë e pushtetit aktual, i cili lejon punën e pavarur të këtij trupi nuk e pengon punën e tij.
“Kur nisesh nga një pozitë nën zero, është vështirë të kapet hapi dhe institucionet të kuptojnë rëndësinë e rolit të këtij komisioni për të penguar korrupsionin dhe për t’u afruar drejt vlerave evropiane dhe të jemei në situatë më të mikrë me ballafaqimin. Në vitin 2016 nuk kemi ndonjë të dhënë në raport se Komisioni për parandalim të korrupsionit ka dërguar ndonjë lëndë për korrupsion të nivelit të lartë, ndërsa në vitin 2021 ka 7 lëndë.”, tha Zhaklina Llazarevska, deputete e LSDM-së.
Komisioni për parandalim të korrupsionit gjatëvitit 2021 është zhvendosur në hapësira të reja me kushte optimale për punë, por sipas kryetares së Komsionit, ky trup ka nevojë për punësime të reja.
SHPËTIM NUREDINI
