Ekonomi
Bashkëpunimi tregtar mes RMV-së dhe Shqipërisë, nga nesër RMV eksporton vaj luledielli në Shqipëri
09.05.2022 16:09
Nga nesër, vaji i lulediellit do të vijë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut....

Nga nesër, vaji i lulediellit do të vijë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut. Lajmin e bëri me dije ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një konferencë të përbashkët pë imediat me homologun nga Maqedonia e Veriut, Kreshnik Bekteshi. Marrëveshja u nënshkua në kuadër të bashkëpunimit nga nisma “Ballkani i Hapur”.
“Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut, do marrë vendim të rëndësishëm që do çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë që ishte një produkt që siç kemi bërë të ditur është një produkt që importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare e arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura. Dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në kuadër të tregtisë do vijojë të jetë shumë e mirë e do vijojmë të lehtësojmë gjithë procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të Open Ballkan.”, tha ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Delina Ibrahimajn.
Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi foli për nivelin e lartë të shkëmbimit tregtar me Shqipërinë.
“Më gëzon fakti që kemi rritje të bashkëpunimit tregtar. Nëse bëjmë krahasim nga shkëmbimi tregtar i para kohës së tregtisë jemi më mirë në tremujorin e këtij viti, ku kemi tejkaluar shumën e 200 milionë eurove të shkëmbimit tregtar i cili nuk ka qenë më shumë se 140 milionë euro, sipas të dhënave të Entit Statistikor“, theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Shumicën e vajit por edhe të produkteve të tjera siç janë drithërat, Shqipëria i ka importuar deri më tani nga Rusia dhe Ukraina, por konflikti i armatosur mes këtyre dy vendeve, ka dhënë efekte negative, duke çuar në rritjen e çmimeve.
LULJETA NDOKA
