Maqedoni

Hekurudha drejt Bullgarisë pritet të finalizohet në 2027-ën

09.05.2022 16:28

Paralajmërime të reja për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë....

Paralajmërime të reja për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Deri në gjysmën e dytë të Qershorit fillon ndërtimi i dy pjesëve të trafikut hekurudhor nga Kumanova deri në Bellakoc dhe nga Bellakoci deri ne Kriva Pallankë, theksoi drejtori i hekurudhave dhe infrastrukturës. Sipas vlerësimeve, faza e parë duhet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm ndërsa në tërësi ndërtimi pritet të finalizohet në vitin 2027. 
 
“Deri në fund të vitit 2024 dhe fillimin e 2025-ës duhet të përfundojë faza e dytë. Në fund të 2026-ës ose fillimin e 2027-ës është termini për përfundimin e fazës së tretë. Jemi plotësisht kompatibil me afatet dhe plotësohemi me kolegët tanë nga struktura hekurudhore e Bullgarisë, të cilët pjesën e tyre të punës apo lidhjen nga Sofja deri në Gueshevo planifikojnë ta përfundojnë deri 2027-ën.”, tha Hari Llokvenec, drejtor i hekururdhave dhe infrastrukturës.
 
Ministria e Tranportit: Investime të reja për ndërtimin e gazsjellësit
 
Autoritetet paralajmërojnë investime të reja në infrastrukturë. Me rebalancin e buxhetit Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të kërkojë mjete shtesë për ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit.
 
“Do të kërkojmë rreth 300 milion denarë shtesë për kompletimin e gazsjellësve pasiqë aty do të kemi edhe një procedurë për ndërlidhjen me Greqinë në kohën e krizës energjetike. Gjithsesi ndërtimi i gazsjellësve është një rëndësi kyçe e vendit. Me atë që do ta ulim edhe krizën energjetike, gjegjësisht derisa e zhvillojmë infrastrukturën e gazsjellësve në vend do të ulim ndikimin të cilin e ka kriza.”, tha Blagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
 
Krahas investimeve infrastruktura duhet të mirëmbahet. Institucionet përkatëse konfimrojnë se hekurudhat janë shpesh cak i vjedhjeve ndërsa dëmet në komunikacionin hekurudhor si nga aspekti financiar poashtu dhe në aspekt të sigurisë janë të mëdha. Vetëm gjatë javës së kaluar ka pasur 5 akte të vjedhjes. 
 
LEONORA KALIQI