Urim nga presidenti Ivanov me rastin e Krishtlindjeve
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, i dërgoi urim Arqipeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z.Stefan dhe të gjithë besimtarëve të krishterëve, me rastin e festës së madhe të lindjes së Krishtit-Krishtlindjet....

"Më lejoni, Juve personalisht, të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse, të anëtarëve të Sinodit të Shenjtë, klerikëve dhe murgjëve të vyeshëm, T'u dërgoj urime të sinqerta me rastin e festës së madhe krishtere, Lindja e Krishtit-Krishtlindjet".
Në këtë ditë të lavdishme ndjejmë gëzim dhe falënderim ndaj të afërmve, duke përkujtuar selumturia më e madhe është në gjërat e thjeshta, në ngrohtësinë e shtëpisë dhe çasteve të kaluara me familjet dhe të afërmit, në veprat fisnike ndaj atyre të cilëve u është e nevojshme ndihma jonë duke ndarë mirësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë, thuhet në urimin e presidentit Ivanov.
