Covid në Shqipëri, MSH: Vetëm 6 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

09.05.2022 18:40

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë....

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, është vënë re një ulje e ndjeshme e numrit të rasteve me COVID-19.

Nga 407 testime të kryera, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

“Nga 407 testime të kryera nga të kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në këto bashki: 3 qytetarë në Tiranë, 1 në Fier, Delvinë, Vlorë. Fatmirsisht nuk ka pasur asnjë humbje jete. Gjatë 24 orëve janë shëruar 34 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,617 që nga fillimi i epidemisë.”, informon MSH e Shqipërisë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.