12 ushtarë të Gardës humbën jetën në aksidetin rrugor në Ukrainën Lindore
06.01.2015 11:25
Të paktën 12 pjesëtarë të Gardës Kombëtare humbën jetën, ndërsa 18 janë lënduar nga përplasja e një automjeti ushtarak me një autobus në zonën e operacionit special në Ukrainën Lindore....

Ky aksident kishte ndodhur mbrëmë vonë kur makina ushtarake u përplas me një autobus në rajonin Donjeck, për shkak të motit të keq.
Pjesëtarët e Gardës Kombëtare ishin gjatë një rotacioni në front, në konfliktin me separatistët prorusë, të cilët e kanë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të rajoneve Donjeck dhe Luhansk, dhe kanë mbështetje nga Moska.
Prej muajit prill të vitit 2014, kur ka filluar ky konflikt, janë vrarë më se 4,700 luftëtarë dhe civilë.
