Botë

Gjenden 44 trupa nën rrënojat e një ndërtese në Kharkiv

10.05.2022 10:47

Trupat e 44 civilëve u gjetën nën rrënojat e një ndërtese në Izyum në rajonin Kharkiv...

Lajmi është bërë i ditur nga mediat ukrainase, duke cituar Oleg Sinegubov, kryetar i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv-it.

“Në Izyumin e pushtuar përkohësisht, nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe, të cilën pushtuesit e shkatërruan në dhjetëditëshin e parë të marsit, u gjetën trupat e 44 civilëve të vdekur”, deklaroi fillimisht ai.

Sipas zyrtarit ukrainas, ky është një tjetër krim i tmerrshëm lufte i forcave ruse kundër popullatës civile.

“Ne po regjistrojmë secilin dhe ata do të paguajnë për secilin!”, shtoi Sinegubov.