Sonte në TVM2 në orën 21:00, gjysmëfinalja e parë e festivalit europian
Sonte fillon edicioni i 66 i “Eurovision Song Contest”...

Sonte fillon edicioni i 66 i “Eurovision Song Contest”. Shfaqja fillon në orën 21:00, drejtpërdrejt nga “Pala Olimpico Arena” në Torino të Italisë.
Në natën e parë gjysmëfinale do të performojnë 17 shtete.
Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit me këngën “Sekret” dhe do të performojë sonte e para në renditje.
Nga kjo natë dalin 10 finalistët e parë që i bashkëngjiten në finale e madhe 5 së madhe, Italisa- fitueses së viti të kaluar, Francës, Britanisë së Madhe Spanjës dhe Gjermanisë.
Në gjysmëfinalen e parë votojnë vetëm publiku dhe juritë e shteteve pjesëmarrëse bashkë me dy nga pesë vendet e parakualifikuara që në natën e parë janë Franca dhe Italia.
Maqedonia e Veriut përfaqësohet sivjet nga Andrea Koevska që do të këndojë këngën “Circles” të enjten.
Kjo ndarje do të thotë që ne sonte nuk kemi të drejtë vote. Ky do të jetë Festivali i parë i këngës në Eurovision që do të mbahet në Itali në 30 vitet e fundit.
Italia mirëpret Festivalin europian të Këngës për herë të tretë pasi kishte organizuar ngjarjen më parë në Napoli në 1965 dhe Romë në 1991.
“Eurovision Song Contest” organizohet nga Unioni Evropian i Transmetuesve, aleanca më e madhe e serviseve publike në botë, që përfaqëson 116 organizata anëtare në 56 vende dhe 34 bashkëpunëtorë të tjerë në Azi, Afrikë, Australi dhe Amerikë.
Më 12 maj, të enjten, mbahet nata e dytë gjysmëfinale. Finalja e madhe mbahet të shtunën më 14 maj. Të tre netët do të mund t’i ndiqni ekskluzivisht edhe në TVM 2, TVM 2 Sat dhe valët e radio Shkupit. (Leunora Kaliqi, TVM2)
