Sot nis procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Shqipërisë, mblidhet Konferenca e Kryetarëve
Këtë të martë nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë...

Në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësues nga mazhoranca dhe opozita do të ulen në tavolinë për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Edhe pse i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur e vetme kreun e ri të Shtetit, PS ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar në tryezë grupet e opozitës në parlament si edhe me shoqërinë civile.
Opozita prezantoi pak ditë më parë një draft në të cilin parashikohet se si duhet bërë zgjedhja e kreut të ri të shtetit dhe si duhet vepruar në çdo raund, për të cilin pritet të diskutohet këtë të martë.
Prej javësh është krijuar një “zhurmë” presidenciale me emra, propozime dhe supozime, por ende nuk ka një emër zyrtar si kandidat për t’i zënë vendin Ilir Metës, i cili përfundon mandatin në muajin korrik.
