Nju-Jork: Dy policë janë plagosur në detyrë

06.01.2015 11:27

Dy policë të Nju-Jorkut janë plagosur mbrëmë vonë në Bronks, ndërsa në vijim është ndjekja pas të paktën dy sulmuesve, kumtuan autoritetet lokale....

Policët e plagosur janë hospitalizuar dhe nuk janë në rrezik për jetë.

Policët në vendin e ngjarjes kanë ardhur në thirrje, pas alarmit për vjedhje, pas çka është shtënë ndaj tyre.

Besohet se ndaj tyre është gjuajtur nga një automobil në lëvizje, Hetimi për vjedhjen e supozuar është në vijim.