Maqedoni

Tupançevski: Po shqyrtohet kërkesa e re e ekstradimit për Gruevskin

10.05.2022 12:58

Ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski paralajmëroi sot se po përgatitet një kërkesë e re...

Ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski paralajmëroi sot se po përgatitet një kërkesë e re për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Në konferencën e sotme  për media, Tupançevski tha se gjatë gjithë kohës janë në komunikim me autoritetet hungareze për mundesinë e ekstradimit të ish kryeministrit të vendit Nikolla Gruevski i dënuar me burg në gjykatat e vendit.

“Është duke u shqyrtuar një kërkesë e re për ekstradim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili , pas dënimit të formës së prerë me burgim për rastin “Tanku”, u arratis në Hungari ku mori azil”, tha Tupançevski.