Botë

Edi Rama viziton Hashim Thaçin në burgun e Hagës

10.05.2022 13:46

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar këtë të martë në burgun e Hagës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  ka shkuar këtë të martë në burgun e Hagës, ku ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Rama ka postuar një video në “Facebook” pamjet teksa futet ne ambientet e qelisë së Hagës. Vizita e Ramës vjen pasi Hashim Thaçi, doli sot para Gjykatës Speciale, ku u deklarua i pafajshëm për disa akuza të reja që kanë paraqitur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.