Maqedoni
Shalenberg: Shkupi dhe Sofja shumë afër zgjidhjes
10.05.2022 14:34
Bashkimi Evropian gjendet përpara sfidës gjeostrategjike dhe instrumenti kryesor për ta ruajtur gjeopolitikën e vet...

Bashkimi Evropian gjendet përpara sfidës gjeostrategjike dhe instrumenti kryesor për ta ruajtur gjeopolitikën e vet në skenën ndërkombëtare, është perspektiva e BE-së dhe zgjerimi i saj, tha ministri federal austriak për çështje evropiane, Aleksandar Shaleberg, duke theksuar nevojën për fillimin e bisedimeve me RMV-në dhe Shqipërinë. Pas takimeve të tij me zyrtarët e Sofjes, Shalenberg në Shkup tha se palët janë afër zgjidhjes, por nevojitet më tepër kompromis i dyanshëm. Si interval kohor për një epilogu pozitiv ministri austriak e potencoi fillimin e verës.
“Ne kemi thënë se bisedimet vazhdojnë me muaj në të cilat përfshihen temat. Tash çështja është kur duhet të fillojnë. Janë gjëra të vogla që duhet të zgjidhen mes Sofjes dhe Shkupit. Por vlerësojmë se nuk mundet njëra palë të lëshojë pe tjera të përfitojë. Këtu duhet të ketë gjuhë të përbashkët… Do të shohim ku mund t'ju ndihmojmë në ato hap Më duhet të theksoj se tashmë të dyja qeveritë i kanë pjesët e lojës por duhet t'i bashkojnë në figurë.”,- deklaroi ministri i Austrisë për çështje evropiane, Aleksandar Shalenberg.
Osmani për hapjen e Kushtetutës: Nuk e kemi problem, shqetësuese për qytetarët
Kërkesën e Sofjes bullgare për përfshirjen e komunitetit bullgar në kushtetutë, ministri Osmani e konsideron të drejtë nën frymën evropiane, mirëpo sqaron se për qytetarët ky kusht has në ndjeshmëri dhe shkakton shqetësim paqartësi dhe paparashikueshmëri. Thekson mungesën e vullneti politik tek pala bullgare për tejkalimin e dallimeve.
“Maqedonia e Veriut njëherë e hapi kushtetutën për t'i filluar bisedimet. Tash vihet në tavolinë sërish hapja e kushtetutës për fillimin e bisedimeve dhe kjo tek qytetarët shkakton shqetësim, pra paparashikueshmëri, jo si proces por si thelb. RMV nuk ka absolutisht asgjë kundër përfshirjes së komunitetit bullgar në kushtetutë, së bashku me komunitetet tjera.”,- theksoi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Shalenberg ka takuar edhe shefin e shtetit Pendarovski. Në takim është potencuar nevoja e veprimit të institucioneve të BE-së në drejtim të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
