Maqedoni
Ministri i drejtësisë, paralajmëron kod të ri zgjedhor
10.05.2022 14:51
Ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski, paralajmëron proces të ri të përgatitjes dhe miratimit të kodit të ri zgjedhor...

Ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski, paralajmëron proces të ri të përgatitjes dhe miratimit të kodit të ri zgjedhor. Ai fton të gjitha partitë politike dhe organizatat joqeveritare të kyçen në përpilimin e propozim ligjit të ri zgjedhor në të cilën do të përfshihen edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe vlerëson se tani është koha e duhur për këtë.
“Ideja e ministrisë që të fillojë procesi i përgatitjes të modelit të ri zgjedhor në të cilën do të jeni inkorporuara rekomandimet e OSBE dhe ODIHR-it, por edhe vërejtjet të të gjitha palëve të përfshira. Deri në fund të kësaj jave do tu dërgojmë shkresë të gjithë partive politike, organizatave joqeveritare, për pjesëmarrje në përgatitjet e modelit të ri zgjedhor. Procesin dëshirojmë të jetë transparent dhe inkluziv sepse po bëhet fjalë për materie shumë të ndjeshme. Rekomandimet e faktorit ndërkombëtare janë që Kodi i ri Zgjedhor të miratohet së paku gjashtë muaj para organizimit të zgjedhjeve dhe të respektohet parimi i konsensualitetit.”,- deklaroi ministri i drejtësisë, Nikolla Tupunçevski.
Edhe pse grupi punës gjithmonë udhëhiqet nga ministri i drejtësisë, Tupançevski është i gatshëm që këtë detyrë t’ia lejojë ndonjë ekspert të fushës përkatëse, ose të ndonjë person tjetër jo partiak, i cili do të mund të kontribuojë edhe më shumë gjatë përpilimit të modelit më të mirë zgjedhor, para se i njëjti të dërgohet në Kuvend.
Tupunçevski: Skeptik për një njësi zgjedhore
Për propozim ligjin e partive të vogla politike maqedonase i cili është në procedurë parlamentare dhe të cilët kërkojnë vendi prej gjashtë të shndërrohet në një njësi zgjedhore Tupançevski është skeptik se ky model është më i mirë zgjedhor për vendin.
“Se cili model zgjedhor do të jetë ajo nuk varet nga unë. Megjithatë se për cilin do zgjedhor për të cilin do të ishim dakorduar ne padyshim se do të respektonim marrëveshjen e arritur. Por pavarësisht kësaj nuk jam i sigurt se propozim ligji për një njësi zgjedhore do të ishte zgjidhje më e mirë. Vlerësojë se fillimi i procesit të përgatitjes së modelit të ri zgjedhor, do të nënkuptonte rishikim dhe revidohen e të gjitha mangësive të deritanishme të regjistruara gjatë proceseve të kaluara zgjedhore.”,- tha Tupunçevski.
Ndryshimet e fundit të modelit zgjedhor u bënë në prill të viti 2021 dhe ato kishin të bëjnë me identifikimin biometrik të votuesve në zgjedhje. Në kushte kur VMRO-DPMNE- ja dhe “Lëvizja Besa” kanë filluar bojkotimin e punës së Kuvendit mbetet e pa qartë se kur do të mund të miratohej modelin e ri zgjedhor.
REXHEP QAMILI
