Luftimet në Ukrainë

10.05.2022 15:57

Granatime në Odesa, civilë të vdekur dhe të plagosur.....

Granatime në Odesa, civilë të vdekur dhe të plagosur. Mariupol, 200 civilë janë të ngujuar në fabrikën “Azovstal”. Zelensky plotëson pyetësorin për anëtarësim në BE

Sulme të vazhdueshme me raketa në qytetin port jugor të Odesës, një person mbeti i vrarë dhe  dhjetëra të tjerë janë plagosën, kur një qendër tregtare dhe një depo u bombarduan.

Numri i viktimave mund të rritet sepse 7 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në momentin e shpërthimeve i pranishëm në Odessa ishte Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili njoftoi për krizën ushqimore në këtë qytet .Ai u desh të strehohej në një strehë për bomba për shkak  sulmeve raketore ruse.

“Shumë tonë drithë janë bllokuar në port për shkak të bllokadës ruse të Detit të Zi, jo vetëm që dëmtojnë ekonominë e Ukrainës, por po ashtu pengojnë eksesin e botës në ushqime jetike dhe rrezikojnë sigurinë ushqimore në mbarë botën.”,- tha presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Rusia këto sulme i quajti të suksesshme dhe të shënjestruara mbi objektet ushtarake.                                                                                                                         

“Gjatë natës, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan tre mjete ajrore pa pilot të Ukrainës. pranë Mosp-yne, Yunoko-munari-vsk të Republikës Popullore të Donetsk dhe në  Odesa u goditën objekte ushtarake.",- theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov.

Por, deklaratat e Konashenkos i hedh poshtë kryetari i Odesës, duke njoftuar se janë goditur civilët e pafajshëm.                                                                                           

"Ndodhemi në vendin e goditur nga raketa ruse. Në total, shtatë raketa ruse qëlluan në Odesa. Ky ent është një ndërmarrje operative ku po zhvilloheshin proceset e punës. Një person vdiq, atje ka të plagosur rëndë por edhe në gjendje mesatare. Kjo ndërmarrje nuk ka asgjë të përbashkët me infrastrukturën ushtarake apo objektet ushtarake. Asnjë depo armatimi apo depo municioni nuk ndodhet këtu dhe nuk ka qenë kurrë.”,- u shpreh kryebashkiaki i Odesës, Hennadiy Trukhanov.                                                                                 

Ndërsa në Mariupolin e rrënuar tërësisht akoma ka civil të bllokuar të fabrikën “Azovstal”, të cilët nuk mund të evakuohen për shkak të granatimeve.

“Përafërsisht 200 njerëz prisnin të evakuoheshin nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, por asnjë autobus nuk ka mbërritur deri në mesditë, atje zhvillohen luftime të ashpra dhe vazhdimisht goditet fabrika e çelikut “Azovstal” dhe kjo e bën të pamundur evakuimin e civilëve.”,- u shpreh kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko.

Pavarësisht luftimeve në terren, procesi për anëtarësimin e Ukrainës në BE, është duke u zhvilluar. Ukraina ka plotësuar pyetësorin e dytë për marrjen e statusit të vendit kandidat për t’u anëtarësuar në BE njofton presidenti, Volodymyr Zelensky.

“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër, një hap shumë i rëndësishëm dhe jo thjesht formal në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian. Ukraina ka dorëzuar pjesën e dytë të përgjigjeve të një pyetësori të posaçëm që do të plotësohet nga secili vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Zakonisht duhen muaj. Por ne bëmë gjithçka brenda disa javësh.”,- theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sipas Zelensky, ky hap është shumë i rëndësishëm për Ukrainën ndërsa vendi është në pritje të një përgjigjeje pozitive në Qershor për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)