Xhihadistët kanë vrarë tetë persona në Irak

06.01.2015 11:29

Xhihadistët nga "Shteti Islamik" kanë vrarë tetë persona, nga të cilët katër policë, në provincën irakiane Salahedin, ndërsa fotografitë i kanë vendosur në Internet...

Shtatë persona nga viktimat ishin të veshur me veshje ngjyrë portokalli, e ngjashme me atë të cilën e mbanin gazetarët dhe punëtorët humanitarë, kur u ekzekutuan nga ekstremistët e IS-it.

Një prej viktimave nuk e ka mbajtur premtimin dhe ka ndaluar të punojë për qeverinë irakiane, theksohet në porosinë pranë fotografisë së vendosura.

IS-i ka ndërmarrë një pjesë të konsiderueshme të territorit në Irak dhe Siri, ku shpalli kalifat.

Në dy shtetet, xhihadistët kanë vrarë mijëra njerëz, ndërsa pjesa më e madhe e vrasjeve janë incizuar me paramendim dhe janë vendosur në Internet.