ARM, shënohet 30 vjetori i themelimit

10.05.2022 16:25

Pas 30 viteve të funksionimi të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Pas 30 viteve të funksionimi të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, është e patjetërsueshme një transformim më thelbësor, sidomos në aspektin profesional dhe arsimor në armatë, vlerëson ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Sipas saj, armata duhet të jetë e përgatitur që me sukses të mund të përballen me sfidat e rënda të mbrojtjes.                                  

“Fakt që jetojmë në një botë me ndryshime të vazhdueshme dhe rrethimin dinamik të sigurisë patjetër që na duhet të ndërmarrim masa dhe aktivitete secili në pjesën e vet të punës, me qëllim që të mundësojmë që programet tona për edukim dhe shkollim të jenë në përputhje me programet më të avancuara, dhe në përputhje me ndryshimet e vazhdueshme në planin e sigurisë.”,- tha ministri i mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.                                 

Akademia ushtarake e cila funksionon tanimë 30 vite, vazhdimisht është duke u avancuar me programe të reja, dhe tanimë është një qendër e pranuar për shkollim ushtarak jo vetëm për kuadrot e vendit, por edhe ato të rajonit.                                                                                                  

“Me të vërtetë gjatë këtyre 30 viteve është investuar shumë nga të gjitha pjesët e shoqërisë dhe akademia ushtarake ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen e forcave të sigurisë. Siç kemi funksionuar deri më tani, ashtu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, dhe shpresojmë që do ta kemi përkrahjen e vazhdueshme nga Shtatmadhoria.”,- theksoi gjeneral-nënkoloneli, Vasko Gjurçinovski.

“Si akademi ushtarake gjatë kohës së kaluar me të vërtetë shumë rezultate kemi shënuar, në mënyrë të vazhdueshme jemi pjesëmarrës në evente të ndryshme të organizuara nga Aleanca e NATO-së për avancim, por në të gjitha këto evente nuk jemi vetëm si pjesëmarrës, por edhe si organizator.”,- u shpreh dekani i akademisë ushtarake, Mitko Bogdanovski.

Në fund të shënimit të 30 vjetorit të Armatës, Ministri i parë i Mbrojtjes, Trajan Gocevski, u shpërblye me vlerësimin më të lartë ushtarak, për kontributin e dhënë në zhvillimin e armatës, dhe të forcave të sigurisë. (Fitim Kryeziu, TVM2)