Maqedoni
LSDM: Deputetët që bojkotojnë të mos marrin rroga
10.05.2022 17:02
Deputetët që bojkotojnë dhe bllokojnë Kuvendin, të cilët nuk punojnë asgjë dhe kanë sjellje destruktive...

Deputetët që bojkotojnë dhe bllokojnë Kuvendin, të cilët nuk punojnë asgjë dhe kanë sjellje destruktive, të mos marrin pagën mujore, kërkojnë nga LSDM. Deputeti i socialdemokrat, Martin Kostovski, tha se nëse deputetët që bllokojnë punën e Kuvendit heqin dorë nga pagat do të kursehen mbi 40 mijë euro në muaj.
“Kur tash më nuk e kryejnë punën për të cilën paguhen, kur punën e Kuvendit, atëherë deputetët e VMRO-DPMNE-së duhet menjëherë të heqin dorë nga pagat, mëditjet, shpenzimet e udhëtimit, telefonat zyrtarë dhe këto para t'ia dhurojnë qytetarëve, sepse në rrethana të tilla nuk u takojnë atyre. Nëse marrim numrin e deputetëve dhe pagën mesatare të një deputeti, janë mbi 40 mijë euro para publike vetëm për grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Kur tashmë kanë vendosur që në vend të qytetarëve t'i shërbejnë kryetarit të partisë së tyre Hristijan Mickoski, atëherë nga ai të kërkojnë pagë për mospunë sjellje destruktive në dëm të qytetarëve dhe shtetit.”,- tha deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski.
VMRO-DPMNE: LSDM të inkurajojë Kovaçevskin për takim liderësh
Nga VMRO-DPMNE thonë se në vend të reagimeve boshe LSDM të inkurajojnë Kovaçevskin për takim liderësh.
“Me politikat e këqija dhe paaftësinë e pushtetit, Maqedonia po fundoset gjithnjë e më shumë. Qeveria e Kovaçevskit është pjesë e problemeve dhe nuk mund të jetë zgjidhje e tyre. LSDM duhet të përgjigjet se sa i ka kushtuar Maqedonisë mospjesëmarrja e tyre në Kuvend. VMRO-DPMNE do të vazhdojë të marrë pjesë në mënyrë aktive të bllokojë ligjet e dëmshme.”,- thuhet në kumtesën e VMRO-së.
Bllokada aktive, sipas njoftimeve të opozitës, do të zgjasë deri në arritjen e marrëveshjes për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
SANIJE DURAKU
