Banorët e Garanës protestojnë kundër hedhjes së mbeturinave në gropat e xeherores së Osllomesë

10.05.2022 17:29

Banorët e revoltuar të fshatrave Strellcë dhe Garanë....

Banorët e revoltuar të fshatrave Strellcë dhe Garanë, kërkojnë nga kryetari i komunës, Fatmir Dehari, që të ndërpritet hedhja e mbeturinave të qytetit në gropat e Termocentralit të Osllomesë, sepse sipas tyre, kjo është një kërkesë legjitime e banorëve të kësaj ane.

Menjëherë pas protestës kemi caktuar një takim me kryetarin Fatmir Dehari, nga i cili shpresojmë në zgjidhjen e këtij problemi ekologjik dhe pa motive politike, thotë kryetari i BL të fshatit Garanë, Sheip Dervishi.

Në takimin e djeshëm me Këshillin e protestave, kryetari Fatmir Dehari ka kërkuar një afat 20 ditor për zgjidhjen e këtij problemi, por ky afat, për Këshillin e protestave dhe banorët e kësaj ane, është i gjatë dhe i pa pranueshëm. (Shaban Dalipi, TVM2)