Mbi 140 persona janë lënduar në aksident hekurudhor në Rio de Zhanejro
06.01.2015 11:33
Më shumë se 140 persona janë lënduar nga përplasja e dy trenave të udhëtarëve në qytetin Meskita, në shtetin brazilian Rio de Zhanejro....

Aksidenti ka ndodhur dje në mbrëmje, në orën 22.00 sipas kohës së Evropës së Mesme, kur një njërin nga trenat që po qëndronte në stacion, u përplas treni pas tij në drejtimin e njëjtë, kumtoi shefi i shërbimit të komunikacionit të shtetit Rio de Zhanejro, Karlos Osori, transmeton Tanjug.
Sipas raporteve, një pjesë e udhëtarëve janë lënduar më lehtë dhe janë transferuar në katër spitale lokale,
Agjencia "Agetransp" zbaton hetim për arsyen e aksidentit.
