Qeveria: Nuk do të zgjatet viti shkollor

10.05.2022 18:01

Viti shkollor nuk do të zgjatet...

Viti shkollor nuk do të zgjatet edhe pse nxënësit humbën tri javë mësim për shkak të grevës së arsimtarëve.

Qeveria në seancën e sotme miratoi vendim për përcaktimin e numrit të ditëve mësimore në vitin shkollor 2021/2022 në shkollat e mesme.

“Me këtë vendim është përcaktuar që numri i ditëve të mësimit në vitin aktual shkollor në shkollat e mesme të jetë 146 ditë mësimore, gjegjësisht të mos ketë vazhdim të vitit shkollor”, bëjnë të ditur nga Qeveria.