Botë

Shefi i NATO-s infektohet nga Covid-19

10.05.2022 20:00

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka rezultuar pozitiv me Covid-19....

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
 
Zëdhënësja për shtyp e NATO-s në një postim në twitter, thotë se ai është plotësisht i vaksinuar dhe me dozë përforcuese dhe ka simptoma të lehta.
 
Duke ndjekur udhëzimet mjekësore belge, ai do të vazhdojë të përmbushë detyrat e tij duke punuar nga shtëpia gjatë kësaj periudhe.