Botë

Votimi për Presidentin shqiptar, më 16 maj

10.05.2022 20:13

Vetëm me votat e shumicës socialiste raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë...

Vetëm me votat e shumicës socialiste raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë, u caktua  të jetë 16 maj ndërkohë kandidaturat do të depozitohen më 15 maj. Tryeza e dialogut, në konferencën e kryetarëve në kryesinë e kuvendit  për modalitetet e zgjedhjes së kreut të shtetit,  nisën në një klimë të formë dyshimi dhe mosbesimi nga opozita.
 
“Ju e keni zgjedhur presidentin. Na doni ne si buzkuq për t’Ia treguar Evropës.”
 
“Proces i  çuditshëm. Procesi është në kokën e një individi që do të argëtohet. Kemi emra dinjitoz për presidentin. unë dua një president politik. Opozita duhet të japë një kandidaturë alternative.  Duhet të na dëgjoni. Nëse nuk doni na e kurseni të gjithë këtë. Zgjidheni vetë”, thanë anëtarët demokratë
 
Shumica socialiste ritheksoi gatishmërinë për të dëgjuar me seriozitet propozimet e opozitës por jo duke e vënë me shpatulla pas muri drejt faktit të kryer.
 
Me caktimin e datës për votimin e parë në kuvend saga e zgjedhjes së presidentit të ri, hynë në fazën më interesante, atë të emrave. 
 
Palët janë duke pritur qetësisht njëra tjetrën se kush do ta propozojë i pari emrin e kandidatit ose kandidatëve për raundin e parë të votimit që kërkon 84 vota.