Maqedoni
Në Kuvend sot në ora 12:00 fillon mbledhja e 71-të
11.05.2022 09:28
Kuvendi sot në orën 12:00 duhet ta fillojë debatin rreth mbledhjes së re, të 71-të...

Kuvendi sot në orën 12:00 duhet ta fillojë debatin rreth mbledhjes së re, të 71-të, për të cilën ende nuk është konstatuar rendi i ditës. Për fjalë janë paraqitur 37 deputetë nga opozita.
Në rend dite të mbledhjes së 71-të janë disa raporte vjetore, disa propozim-ligje, kryesisht nga sfera e financave dhe mbrojtjes, si dhe propozim – vendime.
Prej dje, deputetët e opozitës në shtëpinë ligjvënëse filluan “Bllokadë aktive për shpëtim nacional”.
Nga aktivitetet e tjera të Kuvendit, për sot është paralajmëruar vizitë pune e Komisionit për mbrojtje dhe siguri të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
