Maqedoni
MPPS, nis përgaditja e ligjit të ri për marrëdhënie pune
11.05.2022 10:37
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka bërë të ditur se prej sot fillon punën intensive...

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka bërë të ditur se prej sot fillon punën intensive për përgaditjen e ligjit të ri për marrëdhënie pune.
Nga Ministria presin projekt-versioni të bëhet gati para fillimit të pushimeve vjetore, ndërsa menjëherë pas përfundimit të tyre të hapet një debat i gjerë publik.
“Në përgatitjen e ligjit të ri për marrëdhënie pune, do të marrin pjesë të gjithë faktorët në shoqëri, përfaqësues të punëtorëve, punëdhënësit, Organizata ndërkombëtare e punës, ekspertë nga fusha e punës. Në dialog të hapur me partnerët social, do të punohet në zgjidhje ligjore e cila njëkohësisht do të sigurojë mbrojtje dhe promovim më të madh të të drejtave të punëtorëve dhe nga e cila zgjidhje duhet të jenë të kënaqur edhe punëtorët edhe punëdhënësit”, informojnë nga MPPS.
Ligji i ri për marrëdhënie pune, thonë, do të harmonizohet me standarde ndërkombëtare dhe do ta theksojë vlerën e dialogut social. Për përgatitjen e ligjit, veçanërisht e rëndësishme është mbështetja të cilën Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e merr nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
