Maqedoni
SAShK dhe MASh vazhdojnë negociatat për harmonizimin e pagave
11.05.2022 11:28
Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vazhdojnë sot negociatat...

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vazhdojnë sot negociatat për harmonizimin e pagave të punëtorëve në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe për përcaktimin e afateve për lidhjen e kontratave të reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm, pasi takimi i fundit nuk solli asnjë një ndryshim.
Në takimin e sotëm pritet të përcaktohen edhe afatet për kontratat e reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.
Më 8 maj, SAShK dhe MASh u pajtuan që negociatat të vazhdojnë edhe për dhjetë ditë shtesë pasi u konstatua se nevojitet kohë shtesë për negociata, me ndërmjetësimin e pajtuesit të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, brenda afatit sipas nenit 27 të Ligjit për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të punës.
Greva e punëtorëve të arsimit u pezullua për t’u lënë hapësirë negociatave. Fillimisht MASh doli me propozimin e rritjes së pagave prej 12%, e cila nuk u pranua nga anëtarësia sindikaliste.
Ata ranë dakord që të ndalojnë grevën derisa të gjendet një zgjidhje adekuate e nëse kjo nuk arroihet, greva do të riaktivizohet.
