Kulturë

“Eurovision 2022”, dihen 10 finalistët e parë, Shqipëria jashtë finales

11.05.2022 11:42

Ka përfunduar mbrëmë nata e parë gjysmëfinale e festivalit europian të këngës që sivjet po mbahet në Torino të Italisë....

Ka përfunduar mbrëmë nata e parë gjysmëfinale e festivalit europian të këngës që sivjet po mbahet  në Torino të Italisë. 
 
Në natën e  parë gjysmëfinale u ngjitën në skenë 17 këngëtarë nga 40 sa marrin pjesë gjithsej, kurse të enjten, më 12 maj, do të ngjiten në skenë 18 këngëtarët dhe grupet e tjera garuese. 
 
Shtetet që arritën të parat të kualifikohen për në finalene  së shtunës  janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda. 
 
Këngëtarja Ronela Hajati ishte  përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit me këngën “Sekret”, por megjithë perfonrmancën që ngjalli mjaft reagime kontradiktore, nuk ia doli ta vazhdojë garën drejt finales, edhe pse në përfundim të votimit doli e 11-ta.  
 
Ajo që ra në sy nga votimi i publikut dhe jurive profesionale të vendeve që mbrëmë kishin të drejtë vote, ishte fakti që shumica e këngëve tashmë finaliste, janë balada. Maqedonia e Veriut ndërkohë do të ketë shansin e saj të enjten, ku Andrea do të ngjitet në skenë e 11 me radhë me këngën “Circles”. 
 
Nata finale do të mbahet të shtunën më 14 maj, si gjithmonë me transmetim të drejtpërdrejtë në TVM 2, TVM 2 sat dhe valët e  Radio Shkupit.
 
BELINDA KOKA ADEMI