Novicki futet në histori, koshashënuesi i shtatë më i mirë në histori të NBA-së

06.01.2015 12:18

Nata e shkuar mbrëm në NBA ishte shumë interesante dhe kaloj në shenjë të Dirk Novickit, I cili me 15 pikët e shënuara, u bë koshashënuesi I shtatë më I mirë në histori të kësaj gare...

Gjermani, këtë e arriti në fitoren e Dallasit të tij kundër Bruklinit, me rezultatin 96:88. “Dirkenshtajn” siç e quajnë ndryshe Novickin, tani ka gjithsej 27.412 pikë dhe ka kaluar Mozes Mellounin, ndërsa para tij mbeten vetëm edhe legjendat Onill, Chemberlejn, Xhordan, Brajant, Melloun dhe Xhabar.

Derbi I mbrëmjes u luajt mes ekipeve të Golldën Stejtit dhe Okllahomës dhe u takoi voriorsave bindshëm, me 117:91. Vendasit luajtën një mbrojtje të shkëlqyeshme, me ç`rast dy basketbollistët më të mirë mysafirë, Durent dhe Uesbtruk, shënuan së bashku vetëm 36 pikë. Në anën tjetër, Herison Barns ishte më efikasi me 22 poena, Keri dhe Tompson shtuan nga 19, ndërsa edhe dy basketbollist tjerë shënuan më shumë se dhjetë pikë.

Nga sfidat tjera, veçojmë edhe humbjen e re të Klivlendit, tani nga Filadelfia e dobët, si dhe fitoren e Atllantës ndaj LA Klipersave. (Mustafa Ademi, TVM2)