Maqedoni

Osmani në Marrakesh në një takim pune me Koalicionin Global kundër ISIS-it

11.05.2022 12:24

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e rregullt...

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e rregullt ministror të Koalicionit Global kundër ISIS.
 
Takimi bashkë organizohet nga Maroku dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të mbahet në Marakesh, Marok.
 
Sipas MPJ-së, Osmani do të marrë pjesë në një panel diskutimi, me theksin kryesor në situatën në Afganistan, ku do të theksohet nevoja për një reagim të përbashkët ndaj sfidave që dalin nga situata në atë vend dhe vatrat e tjera të krizës në botë.