Botë
Borrell mbledh në darkë joformale liderët e Ballkanit Perëndimor
11.05.2022 12:38
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell...

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, mba sonte një darkë joformale me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. Çështja e sigurisë në Evropë do të jetë në krye të agjendës.
Pjesëmarrja në darkën në Bruksel e kanë konfirmuar: kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ministrja e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
Darkat e tilla joformale u bënë traditë nga paraardhësja e Borrellit, Federica Mogherini, e cila takonte liderët e Ballkanit çdo vit, për të diskutuar për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat ai përballet.
