Maqedoni

VMRO: Bllokada aktive e Kuvendit, vazhdon edhe sot

11.05.2022 12:52

“Bllokada aktive është efektive, pasi LSDM-ja nuk e ka përkrahur ligjin që e propozuam për ARM-në...

“Bllokada aktive është efektive, pasi LSDM-ja nuk e ka përkrahur ligjin që e propozuam për ARM-në, nuk kanë mundur as ta sjellin në agjendë”, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas partisë më të madhe opozitare,  LSDM dhe BDI dje kanë kundërshtuar nuk kanë përkrahur ligjin për ARM-në.
 
“LSDM dhe BDI punojnë në dëm të ushtarakëve dhe manipulojnë ushtarët. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, pas mos miratimit të këtij ligji, bënë bllokadë aktive gjatë gjithë ditës, e cila pengoi unanimitetin e LSDM-së dhe BDI-së, që synon vetëm përfitimin personal të individëve, por jo edhe të popullit. VMRO-DPMNE do të kundërshtojë çdo gjë që nuk është në favor të qytetarëve dhe çdo gjë që nuk është e nevojshme për shtetin, që do të thotë nuk ka më ngarkesa në buxhet apo përfitim të LSDM-së dhe BDI-së. Dimitar Kovaçevski të inkurajohet dhe të dialogojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet duhen një orë më parë”, thonë nga VMRO-DPMNE.