Maqedoni

LSDM: Deputetët e VMRO-DPMNE-së t’i kthejnë paratë që i marrin nga buxheti i popullit

11.05.2022 13:06

Pasi VMRO-DPMNE po vazhdon bllokiin e Kuvendit, nga LSDM edhe një herë ripërsëritën kërkesën...

Pasi VMRO-DPMNE po vazhdon bllokiin e Kuvendit, nga LSDM edhe një herë ripërsëritën kërkesën që deputetët opozitarë  t’i kthejnë te qytetarët pagat, paratë për mëditje dhe shpenzimet për rrugë.
 
“Këto janë mbi 55.000 euro në muaj. VMRO-DPMNE-ja është partia e vetme në botë që në kohën e krizës më të madhe në botë bllokon Kuvendin dhe e pengon miratimin i ligjeve të rëndësishme.VMRO-DPMNE është partia e vetme në botë që mburret se i dëmton qytetarët përmes bllokimit të zgjidhjeve ligjore. Me urdhër të Nikolla Gruevskit dhe me diktim të Hristia Mickoskit deputetët e VMRO-DPMNE-së dje shpenzuan mijpra euro para të popullit për të prishur edhe një ditë pune të Kuvendit”, thonë nga LSDM.