Me dy gola, Steven Gerrard kualifikoi tutje Liverpoolin në Kupën FA

06.01.2015 12:36

Liverpooli është kualifikuar tutje në kuadër të Kupës FA pasi triumfoi në udhëtim kundër Wimbledonit...

The Reds triumfuan 2:1 në një sfidë e cila doli të ishte jo shumë e lehtë për ta. Ishte futbollisti me mbi 120 kg, Akinfenwa ai i cili realizoi për vendasit, mirëpo, legjenda e klubit që ka paralajmëruar largimin në verë nga Liverpool, Steven Gerrard, ka shënuar dy gola  qw kanë qenë të mjaftueshme për të siguruar fitoren dhe kualifikimin për raundin e katërt të FA Cup të Anglisë. Në raundin tjetër, skuadra në fjalë do të luajë kundër Bolton.

Në barazim 1:1 përfundoi sfida mes  Burnley dhe Tottenhamit, duke bërë që të zhvillohet një ndeshje e dytë në White Hart Lane të Londrës.