Maqedoni

Propozimi i Makronit për BE-në, Arsovski: Ne gëzojmë mbështetjen për anëtarësim

11.05.2022 15:31

Propozimi i presidentit francez, Emanuel Makron, për afrimin me Unionin të vendeve që s’kanë arritur të jenë pjesë e BE-së...

Propozimi i presidentit francez, Emanuel Makron, për afrimin me Unionin të vendeve që s’kanë arritur të jenë pjesë e BE-së, nuk përfshin edhe Maqedoninë e Veriut. Nga Qeveria thonë se propozimi ka të bëjë për vendet si Ukraina , Moldavia dhe Gjeorgjia të cilat nuk kanë mundur të hyjnë në Union ose nuk kanë dashur si pasojë e situatës së re gjeopolitike. Maqedonia e Veriut gëzon mbështetjen e Unionit për anëtarësim të plotë, andaj edhe vijon me zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë që t’i hapet rruga eurointegrimeve, thotë zëdhënësi I qeverisë Arsovski.
 
“Ky propozim është iniciuar nga nevoja për ti dhënë një mbrojtje perspektivës euorpiane, lidhjes dhe bashkëpunimit të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë me Unionin pa pritur që të përmbushen gjitha kriteret që nevojiten për anëtarësim të vendeve kandidate. Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e partnerëve europianë të cilët konsiderojnë se menjëherë duhet që të nisim bisedimet, ndërkaq qeveria po vazhdon dialogun me Bullgarinë fqinje për gjetjen e zgjidhjes me dinjitet dhe europiane, e cila do të heq veton dhe do të jep datën e shumëpritur për nisjen e bisedimeve me Unionin.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
 
Komisioni Europian nuk ka komentuar propozimin e presidentit francez Emanuel Makron pasi i njëjti konsiderohet si i papërfunduar, por ritheksuan se procesi I zgjerimit vazhdon. Kancelari gjerman, Olaf Sholc, e cilësoi si interesante idenë e Makronit, por duke mos i ndaluar që të përmbyllin procesin që kanë nisur me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përmendur Maqedoninë e Veriut.
 
Sipas presidentit Makron ideja për një Bashkësi Politike Europiane do t’i mundësojë Ukrainës dhe vendeve të tjera të cilat nuk janë pjesë e BE-së dhe kjo s’do realizohej në një të ardhme të afërt, të kenë raporte më të afërta me Unionin, përfshi këtu edhe Britaninë e Madhe e cila doli nga blloku. 
 
MERAL ISMAILI