Bie çmimi i naftës, ai i benzinës nuk ndryshon

11.05.2022 15:58

Prej mesnatës bie çmimi i naftës për 2,5 denarë....

Prej mesnatës bie çmimi i naftës për 2,5 denarë, derisa çmimi i benzinës do të mbetet i njëjti, njofton TVM2.

Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë, ashtu që çmimi i benzinës Eurosuper - 95 do të shitet 90.50 denarë për litër,  Еurosuper -98 do të shitet me çmim prej 92,50 denarë për litër, ndërkohë Еurodizel do shitet me çmimin prej 87 denarë për litër.

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 90,05 (denarë/litër)

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 92,05 (denarë/litër)

Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 87,00 (denarë/litër)

Vaji ekstra i lehtë – 85,00 (denarë/litër)