Më nëntë janar takim për Ukrainën
Përfaqësues të Qeverisë në Kiev, në bisedimet për Ukrainën, në të cilat morën pjesë katër shtete, mbrëmë në Berlin kanë thënë se ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës do të takohen më nëntë janar në Astana të Kazakistanit...

Oleksiy Makeyev nga Ministria e Jashtme e Ukrainës, i cili e ka udhëhequr delegacionin e Kievit në bisedimet në Berlin, më tutje ka shkruar në rrjetin Twitter se është e mundshme që një “marrëveshje e përgjithshme” të nënshkruhet në Astana.
Ai i ka thënë televizionit të Ukrainës se ekziston mundësia për një takim në Kiev, ku do të merrnin pjesë zyrtarë nga Ukraina, Rusia, OSBE-ja dhe përfaqësues të rajoneve lindore, Donjeck dhe Luhansk, në Ukrainë, të cilat aktualisht janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.
