“Ballkani i Hapur”, RMV do të ftojë edhe Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën

11.05.2022 16:20

Maqedonia e Veriut do të ftojë edhe liderët e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës....

Maqedonia e Veriut do të ftojë edhe liderët e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës në samitin e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, që do të mbahet në qershor në vendin tone.

Këtë e konfirmoi sot zëdhënësi qeveritar Arsovski, një ditë pas mbështetjes që  kryeministri i ri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, i dha nismës.

Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor “Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, tha Abazoviq. Autoritetet në Podgoricë dhe Prishtinë paraprakisht refuzuan të marrin pjesë në nismën “Ballkani i Hapur”, në Bosnja e Hercegovinë nuk ishte arritur konsensus për përfshirje drejt nismës, e cila mbulon Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë e që parasheh lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve ndërmjet vendeve-anëtare.