Botë
Lufta në Ukrainë, vazhdojnë bombardimet në rajonin e Luhanskut
11.05.2022 16:43
Forcat ruse vazhdojnë ofensivën në rajonin e Luhanskut, aktualisht janë duke u zhvilluar beteja të ashpra....

Forcat ruse vazhdojnë ofensivën në rajonin e Luhanskut, aktualisht janë duke u zhvilluar beteja të ashpra. Forcat e Armatosura ruse kanë marrë kontrollin mbi qytetet Popasne dhe Rubzhine. Gjithashtu luftimet janë duke u zhvilluar pranë uzinës Zarya. Granatime ka pasur edhe në qytetin-port të Odessës, ku janë sulmuar objekte banimi.
"Alarmi ra; ne ishim në rrugë dhe gruaja ime vrapoi në strehë. Ishte një shpërthim i madh dhe brenda pak minutash u ngrit një tym i zi.”,- tha një banor i Odessës.
“Isha në shtrat duke shikuar TV dhe pashë një blic në ekran dhe e kuptova se diçka ishte goditur. Pas 10 ose 15 sekonda shpërthimi ishte aq i madh sa më hapi dritaret.”,- theksoi një banor i Odessës.
“Për shkak të bllokimit të detyrueshëm kishte vetëm njerëz të sigurisë në ndërtesë. Bllokimi i detyrueshëm ndihmoi në shpëtimin e shumë jetëve. Ne analizuam ndikimin dhe trajektoren e raketave dhe arritëm në përfundim se këto raketa mund të ishin të vjetra të ndërtuara në kohën e Bashkimit Sovjetik. Nuk e kuptuam pse goditën një vend me civil.”,- deklaroi Natalia Humenyuk nga Njësia e Ushtrisë Jugore.
Pavarësisht viktimave civile dhe goditjes në objektet e banimit, Rusia çdo ditë deklaron se shënjestër e sulmeve janë objektet dhe artileritë ushtarake.
“Ushtria ruse ka sulmuar në total, 164 avionë dhe 125 helikopterë, 807 mjete ajrore pa pilot, 302 sisteme raketash kundërajrore, 2.998 tanke dhe mjete të tjera luftarake të blinduara, 360 sisteme raketash të shumëfishta lëshimi, 1.455 artileri fushore dhe mortaja, si dhe 2,8 njësi të mjeteve speciale ushtarake, të Forcave të Armatosura të Ukrainës u shkatërruan gjatë operacionit.”,- u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konoshenko.
ShBA, ndihmë prej 40 miliardë dollarë Ukrainës
BE-ja dhe SHBA-të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armatim dhe mjete financiare. SHBA miratoi një paketë ndihme ushtarake dhe humanitare me vlerë 40 miliardë dollarë .
"Për këtë votim, pro janë 368, jo janë 57. Projektligji kalohet pa kundërshtime, mocioni për rishqyrtim është hedhur në tryezë.",- u shpreh kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve – Shba.
Medvedev: ShBA i shpalli “luftë” Rusisë
Por ish-presidenti rus, Dimitry Medvedev, akuzoi Shtetet e Bashkuara se me këtë lëvizje i kanë shpallur “luftë përmes një shteti tjetër” Rusisë.
“SHBA do të vuante më shumë nga kjo paketë dhe do të humbasë edhe ndikimin e saj në botë. Nuk do të funksionojë. Printimi i parave po rrit ndjeshëm inflacionin dhe borxhin e qeverisë amerikane, dhe do të thyhet shpejt.”,- theksoi ish-presidenti rus, Dimitry Medvedev.
Që prej dorëheqjes nga posti i kryeministrit në vitin 2020, Medvedev shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi. Ai është aleat besnik i Presidentit Putin.
FARIJE DAUTI BAKIJU
