Maqedoni

Kamçev ndryshon vendbanim, prokuroria nuk di asgjë e mëson nga mediat

11.05.2022 17:06

Marrëveshja dhe vendi se ku do të jetojë kryesi i veprës penale nuk kanë ndonjë domethënie apo lidhshmëri...

Marrëveshja dhe vendi se ku do të jetojë kryesi i veprës penale nuk kanë ndonjë domethënie apo lidhshmëri, tha prokurori shtetëror Jovevski për rastin e biznesmenit Kamçev, i cili ndryshoi adresën e banimit nga Shkupi në Ohër, edhe pse atij iu dha vendim që mos ta lëshojnë vendbanimin, respektivisht Shkupin.
 
“Unë nga mediat e kam kuptuar se ai e ka ndryshuar adresën e banimit, kjo është e drejta e tij dhe e organeve kompetente të cilat merren me vendbanimin e qytetarëve, që duhet të prononcohen se një personi të tillë a i lejohet të ndryshojë vendbanimin nga një qytet në një qytet tjetër.”,- tha prokurori publik, Ljubomir Joveski.
 
Sipas kryetarit të Gjykatës Penale, Gjolev, Ministria e Punëve të Brendshme është organi i cili duhet të prononcohet për kërkesën e biznesmenit Kamçev për ndryshim të adresën e banimit dhe jo Gjykata Penale, e cila ka për obligim të vërtetojë vendin e ndodhjes, pasi është kryer ndryshimi i adresës së banimit.
 
“Nëse dikush ka blerë pasuri të padukshme në një qytet dhe dorëzon një kërkesë të tillë për ndryshim të adresës së banimit, organi kompetent që duhet ti pranohet apo jo është MPB dhe jo Gjykata Penale.”,- u shpreh kryetari i Gjykatës Penale, Gjolev.
 
Tani i mbetet gjykatës në Ohër që t’i lëshojë Kamçevit një akt referimi për t'u paraqitur në burg, me shumë gjasa në Strugë.
 
FITIM KRYEZIU