Osmani: BE të nisë negociatat, RMV i plotësoi kushtet
Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të ruajë besueshmërinë në Ballkan...

Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të ruajë besueshmërinë në Ballkan, atëherë duhet të fillojnë negociatat me Maqedoninë e veriut, ka deklaruar ministri i Jashtëm Osmani homologut të tij francez në një takim në Marok.
“Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave dhe po ashtu ka arritur harmonizim 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe miratimin 40% të legjislacionit të BE-së dhe tani është momenti kritik për Evropën. Unioni të japë rezultat përmes miratimit të kornizës negociuese”, tha Osmani.
Petkov: RMV e ka vendin në BE, por të zgjidhim problemet
Në të njëjtën linjë me Osmanin është edhe kryeministri Bullgar Petkov.
Ai paraprakisht tha se të ardhmen e Maqedonisë së Veriut e sheh në familjen evropiane, por megjithatë disa probleme duhet të zgjidhen.
Mundësia e fundit për zgjidhjen e çështjes së ardhmes evropiane të Maqedonisë do të jetë Samiti i BE-së në qershor.
