Maqedoni
Sistemi mungesë gjykatësish e prokurorësh, fillon trajnimi dyvjeçar i 97 kandidatëve
11.05.2022 18:02
Sistemi i drejtësisë përballet me mungesë gjykatësish dhe prokurorësh....

Sistemi i drejtësisë përballet me mungesë gjykatësish dhe prokurorësh. Prandaj me shumë entuziazëm u prit sot ceremonia e pranimit të gjeneratës së tetë në trajnimin fillestar të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev”. Në dy vitet e ardhshme, 97 kandidatë do të kalojnë procesin arsimor dhe nëse do të kalojnë provimin përfundimtar, 55 prej tyre do të duhet të bëhen gjyqtarë dhe 42 të tjerët prokurorë. Megjithatë, as gjenerata e tetë e gjykatësve dhe prokurorëve nuk do të plotësojë vendet e zbrazëta. Prokuroria aktualisht ka një minus prej 100 prokurorësh, gjendja është më keq në gjykata ku ka mungesë të 140 gjykatësve.
“Obligimi ynë si Akademi është që të mbajmë llogari që nga momenti kur të fillojë edukimin një gjeneratë, që të ketë sa më shpesh testime, me qëllim që pastaj të vazhdojmë me gjeneratat tjera, që mos ta ndjejmë këtë vakum. Kjo mungesë të cilën e kemi tani është si rezultat i mungesës së testimeve dhe të pranimeve 5 apo 10 vitet e fundit.”,- deklaroi drejtoreshë e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, Natasha Gaber - Damjanovska.
“Këta kandidatë nuk janë të mjaftueshëm për nevojat e Prokurorisë Publike dhe të gjyqësorit.”,- thotë shefi i Prokurorisë Republikane, Ljubomir Joveski.
“Shpresoj që vlerësimet e bëra nga ana e tyre të jenë reale dhe në atë drejtim numri i gjykatësve dhe prokurorëve do të jetë i kënaqshëm.”, - theksoi kryetari i Gjykatës Themelore Penale – Shkup, Ivan Xholev.
