Maqedoni
93 raste të reja me COVID-19, 85 pacientë të shëruar
11.05.2022 18:17
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 1365 analiza...

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 1365 analiza dhe janë regjistruar 93 raste të reja me COVID-19. Nuk është raportuar asnjë vdekje. Nga numri total i pozitivëve, janë regjistruar 12 ri-infeksione.
Janë regjistruar gjithashtu edhe 85 të shëruar, prej të cilëve 40 në shkup.
Aktualisht në vendin tonë ka 602 raste aktive.
