Botë

Zelensky: Nëse do ishim futur në NATO, nuk do ishim në luftë sot

11.05.2022 18:38

Lufta me Rusinë do të ishte parandaluar nëse Ukraina do të kishte qenë anëtare e aleancës së NATO-s, tha presidenti Volodymyr Zelensky....

Lufta me Rusinë do të ishte parandaluar nëse Ukraina do të kishte qenë anëtare e aleancës së NATO-s, tha presidenti Volodymyr Zelensky.
 
“Nëse Ukraina do të kishte qenë pjesë e NATO-s para luftës, nuk do të kishte pasur luftë”, u tha ai studentëve në Institutin e Studimeve Politike në Paris, teksa fliste përmes një lidhjeje video.
 
Zelensky tha gjithashtu se vendi i tij ishte i gatshëm për të zhvilluar negociata me Rusinë për paqe./Top Channel