Maqedoni

Borrell: E ardhmja e Ballkanit Perendimor, është në BE

11.05.2022 18:52

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell...

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, mblodhi në një darkë joformale gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. Borrel tha se në këtë kohë që ka luftë në kufjitë europianë, duhet krijuar një strategji kolektive substanciale për problemet e hapura në rajon dhe për të ardhmen e përbashkët europiane. 

“Dua të biseodojmë me partnerët e afërt nga  6 vendet e Ballkanit. Flas me ta si anëtarë të ardhshëm të BE-së, si t’i ndajmë sfidat së  bashku, nga pasojat e luftës në Ukrainë. Ne e  dimë se Rusia mundohet  të prek në dobësitë tona dhe dobësitë e rajonit. Duhet të punojë patjetër bashkë, mos t'ia lejojmë këtë Rusisë.  Ballkani Perëndimor nuk është jashtë oborrit tonë. Është oborr i  yni, pjesë e gjeografisë sonë. Një Evropë e sigurt dhe prosperuese,   është interes kolektiv dhe mënyra më e mirë për të krijuar të ardhmen e Ballkanit Perendimor  sepse e ardhmja e saj ëshë në BE.”, tha Josef Borrell, diplomat i lartë i BE-së.
 
Zgjerimi i BE-së, Kovaçevski: Çështje e sigurisë për Ballkanin Perendimor 
 
Për RMV-në është domosdoshmëri imediate hapja urgjente e bisedimeve dhe mbajtja  e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në. 
 
“Zgjerimi I BE-së  nuk është vetëm  proces politik apo ekonomik, por nën dritën e zhvillimeve të reja politike , zgjerimi i BE-së është bërë tashmë çështje e sigurisë për rajonin e Ballkanit Perendimor.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Edhe Kosova pret integrimin e Ballkanit Perendimor në BE. 
 
“Kemi ardhur nga Kosova për të marr pjesë në darkën e Borelit. Presim të bisedojmë shtruar për një integrim më të shpejtë të Ballkanit Perendimor në BE.”, tha ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Shfarc.
 
Darkat e tilla joformale u bënë traditë nga paraardhësja e Borrellit, Federica Mogherini, e cila takonte liderët e Ballkanit çdo vit, për të diskutuar për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat ai përballet.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU