Deklaratat shokuese të yjeve

06.01.2015 12:52

Amanda Peet e njohur për shumë role filmike dhe për punën e saj humanitare, kishte folur për ata që nuk duan të vaksinojnë fëmijët e tyre....

“Sinqerisht, mendoj se prindërit që nuk duan t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, janë si parazitë”, kishte deklaruar ajo

Fjalët të cilat i thonë figurat e famshme, mund të kenë më shumë peshë sesa ato të personave të zakonshëm, pasi tek ata shikojnë masa të mëdha të njerëzve dhe se zëri i tyre dëgjohet shumë më larg. Por disa deklarata të tyre, vërtetë i kanë turpëruar ata.

Mel Gibson është i njohur për shumë filma, por në vitin 2006 ai kishte shokuar opinionin kur ishte ndaluar nga policia për vozitje në gjendje të dehur. “Çifutët e ndyrë. Çifutët janë përgjegjës për të gjitha luftërat në botë”, kishte deklaruar ai, për të vazhduar të joshë me fjalë të ndyta një police, për çka ishte prangosur, shkruan Zëri.

Aktorja e famshme franceze dhe seks-bomba e dikurshme Bridget Bardot, kishte ofenduar myslimanët me deklaratën se ata “po e shkatërrojnë Francën, duke futur stilin e tyre të të jetuarit”. Ajo kishte shpërthyer për shkak se myslimanët e këtij vendi, çdo vit prisnin kurban për Bajram”.

Mbretëresha e diskos gjatë viteve të ‘70-ta, Dona Summer gjatë një koncerti në Atlantik City, kishte shpërthyer ndaj turmës, duke i akuzuar ata për përhapje të SIDA-s, për shkak të seksit homoseksual. Përveç asaj se është këngëtare, modele, aktore, milionere, Paris Hilton është edhe bionde. “Homoseksualët janë njerëzit më të përndezur në botë. Më bëjnë të vjellë. Mendoj se shumica prej tyre e kanë SIDA-n”, kishte deklaruar ajo.

Amanda Peet e njohur për shumë role filmike dhe për punën e saj humanitare, kishte folur për ata që nuk duan të vaksinojnë fëmijët e tyre. “Sinqerisht, mendoj se prindërit që nuk duan t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, janë si parazitë”, kishte deklaruar ajo.