Maqedoni

Sonte në TVM2 në orën 21:00 gjysmëfinalja e dytë e festivalit evropian

12.05.2022 11:36

Sonte në orën 21:00 në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 66 të Festivalit të Këngës Evropiane...

Sonte në orën 21:00 në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 66 të Festivalit të Këngës Evropiane, i cili po mbahet në Torino të Italisë, përfaqësuesja e vendit Andrea Koevska me këngën "Circles" do të performojë e 11-ta me radhë nga gjithsej 18 vende pjesëmarrëse.

Në skenën e Eurovizionit në Pala Olimpico sipas rendit të duhur do të performojnë pjesëmarrësit nga 18 shtete, Finlanda, Izraeli, Serbia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Malta, San Marino, Australia, Qipro, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Estonia, Rumania, Polonia, Mali i Zi, Belgjika, Suedia dhe Republika Çeke.

Ju përkujtojmë se nga nata e parë e gjysmëfinales shtetet që arritën të kualifikohen për në finale e së shtunës janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.

Në mesin e katër pjesëmarrëse që nuk vazhduan garën ishte edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Ronela Hajati me këngën “Sekret me gjithë performancën që ngjalli mjaft reagime kontradiktore.

Mbetet të shohim se cilat janë vende tjera nga nata e dytë e gjysmëfinales të cilat do të vazhdojnë në finale që do të mbahet të shtunën më 14 maj.

Ndërsa ju të nderuar si gjithmonë do të keni mundësi ta ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë në TVM 2, TVM 2 sat dhe valët e Radio Shkupit.

LEUNORA KALIQI