Seancë e parë e përbërjes së re të Kongresit amerikan

06.01.2015 13:05

Kjo është java kur në Uashington bëhet kalimi i pushtetit, ndërsa republikanët marrin kontrollin e Senatit kur të mblidhet Kongresi i ri....

Me shumicën në të dy dhomat e legjislativit, republikanët përballen me një mision të dyfishtë: të respektojnë bindjet e tyre, ndërsa bashkëpunojnë njëkohësisht me presidentin demokrat Barak Obama gjatë dy viteve të fundit të mandatit të tij.

Ata erdhën në pushtet në një valë elektorale. Bëhet fjalë për republikanët që do bëjnë betimin si senatorë.

Mes atyre që do të thonë fjalën e tyre në Kongres, është senatori i zgjedhur Tom Tillis që thotë se bllokimi kronik do të zbutet nën një udhëheqje republikane të koordinuar.

Por programi legjislativ republikan është i mbushur me nisma për të zhbërë, kufizuar apo kthyer mbrapsht, arritjet me të cilat Presidenti Obama krenohet, si reforma e sistemit shëndetësor. Ndërsa Presidenti shpreh vullnetin për të punuar me republikanët...

Shumë republikanë janë gjithashtu kundër urdhrave të fundit ekzekutivë të presidentit në favor të miliona imigrantëve të paligjshëm dhe për rishikimin e marrëdhënieve diplomatike me Kubën.

Kjo javë do të përqendrohet tek aspekti ceremonial i kalimit të pushtetit në Kongres. Dhe më pas fillon puna e vështirë e qeverisjes.