Bllokimi aktiv i Kuvendit, Micevski: Ne jemi këtu, mungon shumica
Deputetët e VMRO DPMNE-së hodhën poshtë si të pavërteta akuzat e LSDM-së...

Deputetët e VMRO DPMNE-së hodhën poshtë si të pavërteta akuzat e LSDM-së se këta të parët nuk punojnë në interes të qytetarëve dhe se duhet të kthejnë pagat. Sipas koordinatorit të GP të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski, janë deputetët e LSDM-së ata që mungojnë në seanca dhe se ai do të bëjë numërimin e deputetëve çdo ditë.
“Grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së, në pjesën më të madhe është këtu prezent dhe në anën tjetër kemi më pak deputetë. Nëse duhet të jem i pafytyrë, siç jeni ju, do të filloj t’i numëroj një nga një se kush nuk është këtu dhe kush nuk e meriton pagën. Ajo që thoni ju se deputetët e VMRO DPMNE-së nuk vijnë në punë dhe nuk janë punëtorë, ta rikujtojmë kujdestaren Kuzeska, që t’i tregojë kujdestarit të klasës se grupi juaj i deputetëve nuk është prezent në punë.”,- deklaroi koordinatori i GP të VMRO-së, Nikolla Micevski.
Mitrevski: Jemi dakord për sanksione ndaj deputetëve
Sipas koordinatorit të GP të LSDM-së, të jesh në punë dhe të punosh janë dy gjëra të ndryshme. Mitrevski, thotë se deputetë e VMRO-së pengojnë punën e Kuvendit edhe kur pranohen propozimet e tyre. Janë dakord që të zbatohen sanksione për deputetët që nuk vijnë në punë.
“Në pjesën më të madhe, propozimet e opozitës u pranuan dhe në fund ju votuat kundër rendit të ditës. Dhe, ajo që dua të them është se dua të shpreh përkrahje për koordinatorin e VMRO DPMNE-së që të mbahet evidencë edhe për prezencë edhe për hyrje daljet në sallë dhe të zbatohet ligji që të ketë sanksione ashru siç parashihen me ligj. Le të ketë ulje pagash dhe ajo le të vlen për të gjithë deputetët.”,- tha koordinatori i GP të LSDM-së, Jovan Mitrevski.
Xhaferi: Sanksionet s’varen nga vullneti politik
Sanksionet për deputetët nuk mund të caktohen me vendime politike por janë të rregulluara me ligj, sqaroi kryepralamentari Xhaferi. Sipas tij, llogarimbajtja për mosardhjen e deputetëve në punë është kompetencë e tij.
“Nuk mund të zgjidhet çështje për shkurtime nga rroga, shpenzime rruge me vendim të plenumit. Ka ligj për paga dhe kompensime për persona të zgjedhur dhe të emëruar dhe sipas atij ligji dhe Ligjin për Kuvend është shënuar procedura se Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve merret me këtë. Ti, z. Micevski, sërish thua se do t’i numërosh, por kjo nuk është kompetenca e jote.”,- u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, këtë javë, filloi me bllokimin aktiv të Kuvendit për shkak të refuzimit të kreut të LSDM-së për takim liderësh, për të caktuar datën për zgjedhje të parakohshme. LSDM konsideron se VMRO po frenon punën e Kuvendit, në kohë krize, dhe kërkojnë nga deputetët që të kthejnë pagat.
SHPËTIM NUREDINI
